Merkato e futbollit italian nis në 1 shtator

Federata Italiane e Futbollit zyrtarizon rregullat e federimit të lojtarëve  në prag të sezonit 2020/21 duke përfshirë këtu edhe datat e merkatos së transferimeveve dhe jo vetëm kaq. Ka të reja edhe përsa u përket akordeve për depozitimin e kontratave paraprake mes klubeve, datat për ushtrimin e të drejtës së blerjes dhe kundërblerjes së futbollistëve dhe ndryshimet për federimin pë rata që clirohen nga kontratat edhe jashtë vendit

Përsa I përket merkatos, sesioni i verës do të nisë në 1 shtator dhe do të mbyllet në 5 tetor të 2020 në orën 20:00, ndërsa sesioni i dimrit do të nisë në 4 janar deri në 1 shkurt 2021 në orën 20:00. Përsa u përket shitjes së futbollistëve jashtë Italisë, do të varet nga merkatoja e Federatave të tjera.

Akordet paraprake

Për shkak të pandemisë, këtë verë do të jetë e mundur arritja e akordeve për depozitimin e kontratave paraprake mes klubeve të të njëjtit kampionat nga 1 qershori deri në 31 gusht të 2020

Opsionet e blerjeve të lojtarëve me huazim

Opsionet e blerjes së lojtarëve me huazim që skadojnë brenda sezonit 2019/2020 duhet të ushtrohen brenda  17-19 qershorit. Për huazimet që skadojnë në 2020/2021, opsioni do të ushtrohet në 4 janar-1 shkurt 2021 ora 20:00

Për clirimet nga kontrata

Kush clirohet nga një klub brenda 31 gushtit do të ketë kohë deri në 31 mars për të gjetur një skuadër të re. Mund të federohen futbollistë të cliruar nga klube të kampionateve jashtë italisë të sezonit 2019/2020 nga 1 shtatori deri në 31 mars 2021.

Sfidanti.al