McKennie e bind, Juventus blen përfundimisht kartonin e amerikanit

Weston McKennie që nga kjo e martë është tërësisht në pronësi të Juventusit. I ardhur gjatë muajve të verës së kaluar nga Schalke në formë huazimi me të drejtë blerjeje, futbollisti amerikan i ka bindur të gjithë në stafin teknik të Zonjës së Vjetër duke fituar besimin e Pirlos dhe vendin e titullarit në fushën e lojës.

Në këtë mënyrë, Juventus do të paguajë Schalken për kartonin e futbollistit shifrën për të cilën kishin arritur akordin, 18.5 milionë Euro dhe 6.5 milionë Euro të tjerë në formën e bonuseve.

Në momentin e transferimit, skepticizmi rreth McKennie ishte i madh, por amerikani në harkun e pak javëve tregoi aftësitë e tij duke kaluar me shpejtësi hierarkitë në skuadër dhe tani ai i përket plotësisht Juventusit

Sfidanti.al