Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, po përjeton një nga momentet më të forta emocionale në raportin e tij me tifozët bardhekaltër, duke u kthyer në një figurë simbolike për klubin dhe ambientin përreth. Sipas raportimit të Corriere dello Sport, Sarri është shndërruar në një “hero popullor” për tifozët e Lazios, të cilët e shohin atë si një udhëheqës dhe figurë shprese në një periudhë të vështirë për skuadrën. Atmosfera në “Olimpico” kunder Milanit, me rreth 50 mijë tifozë në stadium, krijoi një lidhje të fortë emocionale mes trajnerit dhe publikut.
Pas një ndeshjeje të rëndësishme, Sarri pranoi se edhe pa fitoren, mbrëmja do të kishte qenë e veçantë, por suksesi e bëri gjithçka edhe më domethënëse. Ai e përshkroi mbështetjen e tifozëve si një nga emocionet më të mëdha të karrierës së tij. Figura e tij tashmë shihet si një pikë referimi për tifozërinë laziale, një lloj “komandanti” që përfaqëson identitetin dhe shpresat e klubit. Ky identifikim i fortë vjen jo vetëm nga rezultatet në fushë, por edhe nga mënyra se si Sarri ka marrë mbi vete përgjegjësinë për të udhëhequr skuadrën dhe për të përfaqësuar komunitetin bardhekaltër.
sfidanti.al

