Mbledhje urgjente tek Interi pas humbjes

Interi ka humbur ndeshjen e dytë radhazi brenda pak ditësh, teksa u mposht në derbi nga Milani dhe tashmë edhe në Ligën e Kampioneve nga Atletiko Madrid me një gol në shtesë.

Një situatë që ka lëkundur disi besimin që kishin zikaltrit dhe për këtë arsye, menjëherë pas vërshëllimës finale, në dhomat e zhveshjes të stadiumit në Madrid ka zbritur presidenti Xhuzepe Marota, për të improvizuar një mbledhje me ekipin dhe trajnerin Kivu, i cili është vonuar në konferencat e zakonshme pas sfidës pikërisht për këtë arsye.

“Unë kam pirë tre cigare njëra pas tjetrës, skuadrës i thashë gjërat që duhej t’i thosha. Ka shumë keqardhje, nuk e meritonim të humbnim, por për fat të keq kohët e fundit nuk po marrim thuajse asgjë. Unë kam parë shumë trishtim në sytë e lojtarëve, por futbolli është kështu dhe duhet të reagojmë duke bërë gjithçka që të dalim nga kjo situatë.

Herët a vonë në futboll, ashtu si në jetë, rrota rrotullohet. Paguam pak furinë e minutave të fundit, mund ta menaxhonim më mirë kundërsulmin dhe pasimin e fundit, janë gjëra që do të analizojmë me video dhe do ua tregojmë lojtarëve. Pastaj pësuam gol në goditjen e fundit nga këndi, ata u treguan të aftë por ne kishim në fushë lojtarët më shtatlartë që mund të kishim. I kishim të gjithë në zonë, por duhej të shmangnim atë goditje këndi”, tha Kivu pas ndeshjes.

Sfidanti.al