Maradona “driblon” dhe FIFA-n, fiton para edhe kur frikëson me imazhin..

Diego Armando Maradona është një hit në kampionatin botëror të Rusisë me praninë e tij në lozhën VIP, kur luan Argjentina, por, nëse në dy ndeshjet e para sjelljet e tij ishte pozitive, në ndehsjen e fundit me Nigerinë ai tregoi nje sjlleje zhgënjyese, ndërkohë që i frikësoi  tifozët me gjendjne e tij shëndetësore.

Maradona është një personalitet VIP në këtë kampionat botëror dhe federata ndërkombëtare e fubrtollit i paguan atij 10 mijë sterlina për çdo ditë që ai kalon në Mundial, por, megjithatë, sjella e tij po shkakton reagime negative, kështu që shumë media po kërkojnë largimin e  tij nga Kupa e Botës, pasi ai po shërben si një shembull i keq.

Fillimisht, ky futbollsit i papërsëritshëm argjentinas shkeli rrregullin për ndalimin e duhanit në stadium në ndeshjen me Islandën, por, sidoqoftë, imazhin më të keq ai e bëri në ndeshjen e Argjentinës me Nigerinë, kur ai me disa gjeste të turpshme festoi fitoren e Argjentinës.

Sfidanti.al