Manchester United zhvillon sezonin më të dobët në histori

Manchester United, dikur simbol i dominimit në futbollin anglez dhe europian, po përjeton ndoshta sezonin më të errët në historinë e klubit. Humbja e fundit përballë Newcastle ka vulosur një tjetër faqe të zymtë në librin e rekordeve të “Djajve të Kuq”, duke konfirmuar se edicioni 2024-2025 është më i dobëti ndonjëherë për klubin në Premier Ligë.

Aktualisht, skuadra e drejtuar nga trajneri Ruben Amorim numëron vetëm 38 pikë, me vetëm gjashtë javë të mbetura nga fundi i kampionatit. Statistikat janë të pamëshirshme. Edhe nëse Unitedarrin të fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura, do të grumbullojë maksimumi 56 pikë, një kuotë që nuk arrin as bilancin e sezonit të famëkeq 2021-2022, kur me 58 pikë u cilësua si viti më i dobët në historinë moderne të klubit. Diferenca është se atëherë, ekipi i drejtuar nga Rangnick përfundoi në vendin e gjashtë, duke siguruar të paktën një pjesëmarrje në Europë. Këtë herë, situata është shumë më dramatike. Manchester United ndodhet në vendin e 14-të të renditjes në Premier Ligë dhe çdo shpresë për një kualifikim europian përmes kampionatit ka marrë fund prej kohësh.

 

sfidanti.al