Manchester United synon titullarin e Interit

Federico Dimarco po kalon një formë të shkëlqyer në fillim të këtij sezoni me Interin, duke qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Me dy gola dhe tre asistime në tetë ndeshje, ai ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Manchester United. Sipas “Tuttosport”, trajneri Ruben Amorim e ka vendosur Dimarcon në krye të listës së dëshirave për merkaton e janarit. Megjithatë, vetë lojtari ka shprehur dëshirën të qëndrojë te Interi dhe të mbyllë karrierën në Milano. Drejtuesit Marotta dhe Ausilio po punojnë për rinovimin e kontratës së tij aktuale, që skadon në vitin 2027, me mundësi zgjatjeje deri në 2029 ose 2030. Statistikat tregojnë se Dimarco është ndër pesë lojtarët që krijojnë më shumë mundësi për gol në Evropë. Ai shihet si një element kyç në skemën e trajnerit Chivu dhe pjesë e projektit afatgjatë të klubit zikaltër.

sfidanti.al