Manchester City, zyrtarizohet blerja e Ferran Torres

Manchester City zyrtarizon blerjen më të re të tij, atë të Ferran Torres të cilin e mori nga Valencia. Kostoja e transferimit të talentit spanjoll  ishte 40 milionë Euro, një shifër kjo e lartë për disa prej skuadrave konkuruese të Manchester City për Torres. Në muajt e kaluar edhe Juventusi shfaqi interesin e tij për futbollistin, por pa bërë asnjë lëvizje konkrete për të

Manchester City nëpërmjet një komunikate zyrtare bëri të ditur mbylljen e operacionit të blerjes së Ferran Torres që nënshkroi një kontratë 5 vjecare. Pas talentit spanjoll skuadra e Citizens në ditët e ardhshme pritet të mbyllë edhe një tratativë tjetër, atë për Ake

Sfidanti.al