Manchester City firmos me Echeverri

Pas Alvarez, Manchester City ka një xhevahir të ri argjentinas në organikë. Claudio Echeverri është zyrtarisht lojtar i skuadrës kampione në fuqi të Evropës. Talenti i River Plate ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2028, por do të transferohet në Angli vetëm në janar 2025, kur do të ketë mbushur 18 vjeç. Claudio Echeverri do të qëndrojë në klubin e Buenos Aires gjatë gjithë vitit 2024.

sfidanti.al