Maignan: Vetëm dy lojtarë të Italisë mund të luajnë titullarë te Franca

Goditja që pësoi ndaj Italisë në debutimin në Ligën e Kombeve la pasoja për Francën. Në veçanti, Mike Maignan, sipas Equipe, të cilit nuk i pëlqeu performanca e skuadrës dhe në fund të ndeshjes, ai u dëgjua të bërtiste në dhomat e zhveshjes duke qortuar shokët e skuadrës.

Sipas gazetës sportive franceze, portieri i Milanit shpjegoi se vetëm dy lojtarë italianë mund të ishin titullarë për Francën, por të paktën të gjithë treguan dëshirë dhe agresivitet. Një monolog që zgjati më shumë se dy minuta në të cilin u kritikua qëndrimi kolektiv. Askush nuk guxoi të përgjigjej, madje as Kylian Mbappé dhe Antoine Griezmann. Gjashtë gola të pësuar në tre ndeshje kampionati me Milanin, tre të tjerë në “Parc des Princes”: 9 gola të pësuar në 4 ndeshje. Jo tamam fillimi i sezonit që priste Maignan, që ishte më kritiku ndaj bashkëlojtarëve të kombëtares, edhe pse toni i tij ishte më pak i ashpër para gazetarëve. “Donim të fillonim aventurën në Nations League me një fitore, fatkeqësisht nuk ia dolëm. Kemi ndeshjen kundër Belgjikës të hënën, duhet të reagojmë. Folëm në dhomat e zhveshjes. Por çështja mbetet mes nesh, do ta analizojmë me ftohtësi ndeshjen dhe do ta diskutojmë nesër”, deklaroi portieri francez pas ndeshjes së humbur përballë Italisë.

sfidanti.al