Luis Enrike ‘dorëzohet’; rikthen Xhordi Albën në kombëtare

Xhordi Alba është sërish pjesë e kombëtares spanjolle. Është ky lajmi i ditës në median sportive iberike pas publikimit të  listës së futbollistëve të grumbulluuar nga trajneri Luis Enrike për ndeshjen e Ligës së Kombeve me Kroacinë dhe atë miqësore me Bosnjen.

Në këtë listë figuron edhe emri i Xhordi Albës që gjatë këtyre javëve është shfaqur në një formë të shkëlqyer, duke bërë që në Spanjë edhe të nisë një fushatë për kthimin e tij te ‘La Roja’ pasi u la jashtë në ndeshjet e para të kësaj skuadre nga Luis Enrike.

Një tjetër e re që vihet re në listën e futbollistëve të grumbulluar nga Luis Enrike është prania e lojtarëve të tillë si Brais, Mario Hermoso e Fornals, ndërkohë që janë lënë jashtë Koke, Pako Alkaser, Albiol e Kajehon.

Lista e plotë e skuadrës së Spanjës:

Portierë: De Gea, Kepa, Pau López

Mbrojtës: Xhordi Alba, Ramos, Injigo Martínez, Diego Jorente, Mario Hermoso, Xhoni, Gajà,Aspilikueta

Mesfushorë: Seballos,Isko, Saúl, Rodrigo H, Serxhi Roberto, Buskets, Suso, Fornals dhe Brais Méndez

Sulmues: Asensio, Rodrigo M, Iago Aspas dhe Morata.

sfidanti.al