Luajti në turne të volejbollit të plazhit, Inter gjobit Ivan Perisic

Ivan Perisic e la për një moment futbollin për t’iu dedikuar volejbollit të plazhit. Së fundmi kroati mori pjesë ne Major Series në Porec  së bashku me bashkëkombasin e tij, Niska por pa mundur të arrijë në finale, nëse kjo do të ndodhtte atëherë Perisic do të humbiste ditët e para të grumbullimit me Spallettin. Kjo histori e zbuluar nga ‘Bild’ nuk u pëlqye aspak nga drejtuesit e Interit të cilët vendosën të gjobisnin futbollistin që ka të ngjarë të mos e presë mirë këtë ndëshkim. Është një situatë ku rrezikohet shumë që raportet mes Interit dhe Perisic të dëmtohen akoma më shumë dhe kroati të kërkojë që të largohet te Manchester United. Zikaltrit gjithnjë janë shprehur se kërkojnë 40-45 milionë Euro për Perisic, ndërkohë që Manchester United nuk ka ndërmend të ofronte më shumë se 30 milionë, histori që mund të ndryshojë me situatën e re të krijuar.

sfidanti.al