logo

  • Faqja e Parë
  • Futboll
    • Kombëtarja
    • Kategoria Superiore
    • Kategoria e Parë
  • Futboll bota
    • Champions Liga
    • Europa Lige
    • Seria A
    • Premier Liga
    • La Liga
    • Bundesliga
    • Ligue 1
  • Opinion
    • Analizë
    • Koment
    • Intervista
  • Përse?
  • Thumbime
  • Sport mix
  • Humor
  • Gossip
  • Faqja e parë
  • Futboll bota / Logo shumë e ngjashme me atë të Batmanit, denoncohet Valencia

Logo shumë e ngjashme me atë të Batmanit, denoncohet Valencia

  • 21 Mar 2019
  • Futboll bota

Klubi spanjoll i futbollit Valencia CF në 18 mars festoi 100 vjetorin e tij dhe me këtë rast ai krijoi një logo të re me praninë e lakuriqit të natës që në të vërtetë është pjesë logos së këtij klubi që nga viti 1921. Por kjo logo e re duket se i ka hapur telashe Valencias, pasi sipas DC Comics, imazhi i lakuriqit të natës i përdorur nga klubi është shumë i ngjashëm me atë të Batmanit, kështu që bëri një denoncim kundër Valencias dhe është e dyta herë që ndodh.

Denoncimi i parë për Valencian për kopjim të personazheve vizatimorë të DC Comics u bë në vitin 2014. Valencia gjithnjë e ka pasur lakuriqin e natës në logon e saj me kafshën që është me krahët hapur me drejtim poshtë. Pas ristilimit të logos, krahët e tij ishin në drejtimin lart, një ndryshim që solli edhe një ngjashmëri të tillë me logon e Batmanit sa detyroi DC Comics të ndërmarrë këtë hap tek Shoqata OHIC që merret me regjistrimin e markave
Por Valencia duket se ka vendosur të hyjë vërtet në betejë ligjore me DC Comics. ‘Nuk do të reshtim së përdoruri lakuriqin e natës sepse e thotë DC Comics. Nuk ekziston asnjë markë komerciale që të ketë ekskluzivitet mbi lakuriqët e natës-tha një zëdhënës i Valencias për ‘El Confidencial’-kur ky klub nisi të luajë futboll me lakuriqin e natës në gjoks, në SHBA gjuanin bizontë’.

Më pas zëdhënësi i Valencias shpjegoi se Batman u krijua në vitin 1939 dhe Valencia në atë kohë ishte një klub i themeluar duke shtuar se gjithcka është një formalitet dhe se nuk do të ketë asnjë pasojë ligjore
Po përse lakuriqi i natës është kaq i rëndësishëm? Origjina e kësaj ikonografie i referohet legjendës së Jaume I që në shekullin e 13 ripushtoi qytetin që ishte zënë nga myslimanët; sipas rrëfimit tradicional, fluturimi i një lakuriqi të natës sinjalizoi trupat katolike për një sulm që po vinte.

sfidanti.al

Tags: DC Comics, lakuriqi i nates, logo, valencia
  • Postimi i mëparshëm
  • Postimi pasues
AMG Energy Form Albania

Opinion

  • Ma shkruani emrin! Edhe unë  dua t’i bëj gol  Serbisë..
    Ma shkruani emrin! Edhe unë  dua t’i bëj gol  Serbisë..
  • Euro U-17 do të na bëjë të luajmë me “top floriri”
    Euro U-17 do të na bëjë të luajmë me “top floriri”

Postime Së Fundi

  • Milani prezanton fanellën “djallëzore” për sezonin 2025/26
  • Tifozët e Interit me ‘ethe’, mbi 300 mijë kërkesa për bileta
  • Heysel, 40 vjet nga nata më e errët e futbollit
  • Manchester United, Bruno Fernandes nuk largohet
  • Të hënën nis epoka “Tare”
  • Faqja e parë
  • Rreth Sfidantit
  • Privatësia
  • Cookies
  • Kontakt
  • Opinion
  • Analizë
  • Intervista
  • Koment
  • Përse?
  • Futboll
  • Futboll bota
  • Gossip
  • Sport mix
  • Thumbime
© 2016 - 2017 Sfidanti Sportiv. Të gjitha të drejtat e rezervuara.