Nuk ishte i vetmi Kristiano Ronaldo që u shpërblye me Çmimin e madh të FIFA-s si lojtar i vitit (tashmë i ndarë nga Topi i Artë). Edhe pse portugezi ishte personazhi më i shquar, sërish pati edhe të tjerë. Karli Llojd u bë për herë të dytë futbollistja më e mirë e botës, duke përsëritur suksesin e vitit të kaluar. Amerikania la pas sërish brazilianen e shkëlqyer, Marta dhe gjermanen Melani Behringer. Llojd falenderoi, por deklaroi se nuk e priste çmimin pasi Gjermania fitoi Olimpiadën dhe Behringer ishte lojtarja e saj më e mirë.
Trajneri më i mirë në futbollin e meshkujve u shpall Klaudio Ranieri, në sajë të arritjes madhështore të fitores së titullit kampion të Anglisë me Leiçesrterin. Trajnerja më e mirë e botës për femrat doli përsëri Silvia Najd e Gjermanisë, kampione olimpike, ndërsa çmimin e karrierës e fitoi Falkao. Çmimin Ferenc Pushkash për golin më të bukur në 2016 e mori Mohz Faiz Subri, ndërsa Çmimin e Lojës së Ndershme e meritoi Atletiko Nasional për reagimin që pati pas aksidentit të tmerrshëm të Çapekoenses. Liverpuli dhe Dortmundi fituan Çmimin e tifozëve më të mirë në botë për 2016-ën.
Ja dhe skuadra më e mirë e FIFA-s për vitin që kaloi: Nojer, Dani Alvesh, Marselo, Pike, Ramos, Iniesta, Kros, Modriç, Ronaldo, Mesi, Suarez. Pra, nga 5 lojtarë të Barcelonës (Alvesh tani është tek Juventus) dhe të Realit, dhe një i Bajernit.