Liverpooli zyrtarizon transferimin talentit francez për 70 milionë euro

Liverpooli ka përforcuar repartin e mbrojtjes me një nga talentët më premtues të futbollit francez. Klubi anglez ka zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit Jeremy Jacquet nga Rennes, në një marrëveshje që, sipas raportimeve, kap vlerën e rreth 70 milionë eurove.

“The Reds” kishin arritur marrëveshjen me mbrojtësin e kombëtares franceze U-21 që në fillim të këtij viti, ndërsa tashmë transferimi është bërë zyrtar.