Tre muaj pezullim per arbitrin Shapron; goditi me kembe lojtarin e Nantes

Federata Franceze e Futbollit ndeshkon me 3 muaj pezullim Toni Shapron, arbitrin qe goditi me shkelm lojtarin e Nantes per ta ndeshkuar me pas me karton te kuq gjate ndeshjes me Paris Sen Zhermen ne Ligue 1.

Episodi ne fjale ndodhi ne ndeshjen e zhvilluar ne mesin e muajit janar e mbyllur 1-0 ne favor te Paris Sen Zhermen. Ne nje moment te saj, futbollisti i Nantes, Karlos Diego e perplasi ne toke pa dashje arbitrin Shapron qe reagoi duke e goditur ne kembe per t’i treguar kartonin e dyte te verdhe qe automatikisht u be i kuq. Me pas arbitri Shapron i kerkoi falje futbollistit, por qe nuk e ndihmoi pasi Federata e skualifikoi.

Sfidanti.al