Tërmet në Francë, ekipi legjendar i Bordosë bie në kategorinë e tretë

Problemi ishte ekonomik, por mjaftoi për ta marrë në “qafë”. Një nga emblemat e futbollit francez të klubeve, Bordo (Zhirondin Bordo) u detyrua të zbriste në kategorinë e tretë, pasi autoritetet vendase i hodhë poshtë si të pamjaftueshme garancitë e dhëna nga drejtuesit për të mundur që të konkurronin në kategorinë e dytë. Një ditë e errët për futbollin francez, që ka ndodhur edhe më herët me emra të shquar si Stad Reims. Bordoja ka 6 tituj kampion në Francë duke qenë në vendin e 7-të në renditjen e trofeve në historinë e futbollit francez. Me këtë fanelë luajti në vitet 90-të Zinedin Zidan përpara sesa të kalonte tek Juventusi, duke arritur finalen e Kupës UEFA në 1996, humbur përballë Bajernit. Në vitet 80-të askush nuk mund ta harrojë Bordonë kampione të Francës që luajti në Kupën e Kampionëve me mesfushën e shkëlqyer me Alen Zhiresin e Zhan Tigananë, me mbrojtësin Patrik Batiston dhe me sulmuesin Bernar Lakomb, që arritën në gjysmëfinalen europiane të eliminuar vetëm nga Juventusi (0-3, 2-0).

Sfidanti.al