Ende janë të lumtur që e kanë në radhët e tyre. Paris SG i bëri urimet më të mira Kilian Mbapesë, atij që me gjithë të drejtën mund të cilësohet si ylli kryesor i skuadrës, pavarësisht pranisë së legjendës Lionel Mesi. Sulmuesi 23-vjeçar mbushi 23-vjeç e klubi si dhe shokët e skuadrës e uruan me gjithë zemër, madje lojtarët e tjerë habitën jo pak. Ata u fotografuan me një fanelë të Mbapesë ku shkruhej viti 2050, pra një kërkesë që ai të mos largohet nga Parisi. Gjithsesi, duket e vështirë që kjo të ndodhë, pavarësisht përpjekjeve të klubit për ta bindur që të rinovojë.
Kampioni i botës për 2 javë do të jetë i lirë të bisedojë për të ardhmen, dhe kalimi tek Reali i Madridit duket një formalitet. Kontrata e Mbapesë përfundon verën e ardhshme, pra ai mund të largohet me parametër zero. Sidoqoftë, ylli 23-vjeçar do të donte që të largohej nga PSG-ja duke fituar Championsin, diçkaje që iu afrua shumë pranë, por nuk mundi ta realizonte pas finales së humbur ndaj Bajernit në 2020. A do të mundet t’ia dalë? Duket shumë e vështirë nëse ndjek ato që shkruajnë mediat franceze. E përditshmja “L’Ekip” shkruan se PSG është një ekip i përçarë nga klanet.
Sfidanti.al