Pronarët e  PSZH-së Perezit: Nejmari është i yni 2000 për qind!

Para pak ditësh, doli lajmi se PSZH-ja do ta kishte lejuar Nejmarin që ai të ikte, nëse ky ekip do të kishte fituar Champions-in. Por pronari i këtij klubi francez, Naser El-Kelaifi, e përgënjeshtroi lajmin në fjalë, duke theksuar se e gjithë kjo është një gënjeshtër dhe se spekulimet e përhapura kanë si synim që të shkaktojnë trazira e mungesë qetësie në radhët e klubit të tij.

“Këto nuk janë asgjë tjetër, veçse zëra dhe sigurisht që janë ta pasaktë. Nejmari është këtu dhe do të vazhdojë që të qëndrojë me neve. Ai ka ardhur vetëm para pesë muajsh dhe ka akoma katër vite e gjysmë kontratë me neve. Spanjollët duan që të na fusin neve në lojrat e tyre. Nejmari do të luajë me neve sezonin e ardhshëm, jo 100 për qind, por 2000 për qind!”, vuri në dukje El-Kelaifi.

Sa për dijeni, mbas afro katër vitesh “qetësie” në bursën futbollistike, Reali i Madridit po bëhet gati që të riaktivizojë një plan megaloman me vlerë prej mëse 300 000 milionë eurosh dhe midis objektivave kryesorë të tij janë Nejmari, Hari Keini i Totenhemit, Eden Azari i Çelsit, si edhe Mauro Ikardi i Interit, të cilët Perezi do që t’i bëjë “galaktikas” të rinj.

Sfidanti.al