Janë dy “pleq” të topit, por jo aq sa për t’u dorëzuar. Dy prej futbollistëve më të njohur të botës, dikur rivalë vdekësorë në Spajnë sot shokë në Francë, po luajnë sikur të kenë rilindur. Sergio Ramos është shprehur se është i lumtur tek Paris SG. Qendërmbrojtës veteran spanjoll i ka lënë pas problemet fizike që pati vitin e kaluar, dhe që e ndoqën që kur ishte tek Reali. Tashmë, ai po luan dhe po konkurron duke treguar se pavarësisht moshës mbetet i fortë. i lumtur edhe Lionel Mesi, por jo edhe aq për gjendjen fizike sesa për përshtatjen që pati tek PSG-ja, pas një jete të tërë të kaluar tek Barcelona. Kjo është diçka që pritet ta ndihmojë shumë kampionen franceze që ka edhe lojtarë të tjerë të mëdhenj si Mbape, Nejmar, Donaruma apo Verrati.
Sfidanti.al