Festë për Nejmarin, por Paris SG ka harruar si fitohet!

Kohët e fundit, Paris SG nuk kishte shumë për të festuar. Edhe titulli kampion i fituar dy javë më parë, u duk si një gëzim i vogël në një atmosferë të përgjithshme zie, ndërsa thuajse artificiale po duken edhe gëzimi dhe reklama për golin numër 50 që Nejmar shënoi me fanelën kuqeblu. Klubi parizien u kujdes për një propagandë të detajuar në Tuiter, duke shkruar se 34 gola Nejmari i shënoi me të djathtën, 15 me të martën, dhe një me kokë, se 39 ishin brenda zonës, 10 prej tyre me penallti, e 6 me goditje dënimi.

Gjithsesi, propaganda për barazimin zhgënjyes 1-1 në shtëpi me Nisën nuk mund të ishte e madhe. Kampionët u ndalën në “Park dë Prensis”, pasi thjesht barazoi me penalltinë e Nejmarit, golin e Injacius Ganagosë për miqtë. Në fund, Edinson Kavani humbi penalltinë që mund të kishte dhënë fitoren. Për momentin, tek PSG-ja sundon zhgënjimi, por ndoshta gjatë verës sheikët do t’i entuziazmojnë sërish tifozët me ndonjë blerje të madhe.

Sfidanti.al