Barcelona e Hansi Flik duket se i ka lëshuar frenat dhe po shënon me një ritëm të çmendur. Katalanasit kanë shënuar tre e më shumë gola në shtatë ndeshje radhazi mes kampionatit spanjoll dhe Ligës së Kampioneve. Polaku kishte nevojë edhe për ardhjen e një të njohuri të vjetër për të motivuar veten dhe për të bërë “reset” pasi nuk e mbylli dhe aq mirë me Ksavi Hernandezin. Sulmuesi 36-vjeçar po shënon gola si të ishin një shaka. “Ai ka ambicie të mëdha dhe ky është çelësi, ai gjithmonë dëshiron më shumë, ndeshje pas ndeshje dhe kjo është e rrallë të shihet”, tha Flik. Leva ka shënuar tashmë 14 gola në 12 ndeshje në La Liga dhe është golashënuesi më i mirë i kompeticionit, duke shënuar sa dyfishi i ndjekësit të tij më të afërt që është shok skuadre, Rafinja. Përveç kësaj, me dytë golat e tij në Beograd, ai arriti pesë gola në katër ndeshje të Ligës së Kampionëve, gjë që e vendos atë si golashënuesin më të mirë të kompeticionit së bashku me Herri Kejn, Gojkoeres dhe Rafinja. Në total, ai ka numëron 19 gola në 16 ndeshje zyrtare këtë sezon. Leva duket se është një yll që nuk perëndon kurrë. për këtë i mjaftoi Flik.
sfidanti.al