Edhe pse transferimi te Barcelona eshte nje hipoteze qe nuk eshte shuar aspak, Lautaro Martinez, ne kete moment mendon vetem per Interin. Eshte vete futbollisti qe e konfirmon ne nje interviste te fundit te tij.
‘Jam nje djale qe lufton per te arritur objektivat e tij dhe te skuadres per te bere tifozet te lumtur-tha Lautaro Martinez-Conte me ka dhene besim, eshte dicka shume e rendesishme dhe thelbesore sepse ka punuar me mentalitetin e secilit prej nesh. E vleresoj, cdo dite ben qe te rritemi si profesioniste’.
Por Lautaro Martinez e vijoi me tej deklaraten e tij.
‘Ndeshja apo goli qe kam me perzemer? E veshtire ta them, sepse kur zbres ne fushen e lojes dua te jap maksimumin per te bere me mire se ndeshjet paraardhese-vijoi Lautaro-ndoshta dy golat me te bukur te mi jane ata qe shenova ndaj Dortmundit, por edhe ai ne miqesoren ndaj Atletico Madrid ne 2018. Gjithnje kerkoj te jap 110% te vetes sime per kete klub, per te gjithe ata qe e duan, per fanelen zikalter’.
Sfidanti.al