Lamtumira nga PSG, agjenti i Cavanit nuk jep indicie: Shumë kërkesa, do t’i vlerësojmë të gjitha

Edinson Cavani është një ndër elementët e cmuar të merkatos së ardhshme. Uruguajani clirohet nga Paris Saint Germaini pas një muaji e gjysmë dhe shumë klube janë vënë në ndjekje të tij. Së fundmi ka qenë Atletico Madrid që e ka kërkuar më shumë Cavanin, por përpara spanjollëve sulmuesi ka qenë edhe në shënjestrën e Interit. Megjithatë duket se janë madrilenët ata që janë në pole position për të siguruar shërbimin e Edinson Cavanit.

Por uruguajani kërkohet edhe nga disa klube të Amerikës Latine mes të cilabe Boca Juniors, San Paolo, Flamengo, Palmeiras dhe Internacional. Agjenti i Cavanit është Ëalter guglielmone që nuk jep asnjë indicie se cila mund të jetë e ardhmja e ‘El Matador’.

‘Do të dëgjojmë dhe do të studiojmë të gjitha opsionet-ka deklaruar kohët e fundit agjenti I sulmuesit të Paris Saint Germainit.

Sfidanti.al