Rinovimi me Barcelonën? Iniesta konfirmon: shumë shpejt, lajmi i mirë

Qetësohen tifozët e Barcelonës, Iniesta do të qëndrojë ende në radhët E klubit katalanas. Mesfushori 33 vjecare është shumë pranë rinovimit të kontratës me nënkampionët e spanjës dhe bisedimet mes tij dhe drejtuesve të klubit kanë ecur mjaft mirë. Ishte vetë Iniesta që konfirmoi gjithcka pas përfundimit të ndeshjes me Sporting të Lisbonës në Ligën e Kampioneve. ‘Shumë shpejt do të vijnë edhe lajmet e mira për rinovimin-tha Iniesta që më pas e përqendroi vëmendjen tek sfida në Lisbonë-Është Liga e Kampioneve dhe ndeshjet në transfertë janë gjithnjë të vështira. kjo me Sporting Lisbonë ishte një shembull i mirë.Sportingu ka në përbërje lojtarë të mirë në mesfushë, ndërkohë që edhe sulmi nuk mbetet prapa. Mund të them që bëmë një lojë relativisht të mirë’.

sfidanti.al