Ronaldo është duke vuajtur pas akuzave për evazion fiskal dhe thashethemeve se mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”, thotë Luis Campos.
Një mik i afërt i agjentit të Cristiano Ronaldos ka thënë se ylli i Real Madridit është duke vuajtur për shkak të akuzave për mashtrim tatimor.
Luis Campos, i cili është mik i ngushtë i agjentit të Ronaldos, Jorde Mendesit, ka thënë se Ronaldos do t’i duhet kohë për ta tejkaluar trindotjen që ka marrë nga akuzat për mashtrim tatimor, transmeton Express.“Situata me Real Madridin është e ndjeshme, gjë që është normale,” ka thënë Campos për Telefoot, duke shtuar: “Por, Cristiano duhet të mendoj gjatë për ta marrë vendimin e duhur.”
Ai ka shpjeguar se Ronaldo ka qenë i habitur në fillim.
“Në fillim, ai ishte shumë i habitur dhe tani është në një fazë të dhimbjes, e cila do t’i kalojë,” ka thënë ai.