Maradona parashikon “hall”, ndoshta Solari ka fat tek Reali

Legjenda të tilla si Pele apo Maradona nuk kanë qenë shumë të suksesshëm në parashikime. Nga kjo mund të marrë zemër trajneri i konfirmuar i Realit, Santiago Solari, pasi ish-ylli argjentinas nuk bëri parashikim të mirë të fatit për të. “Nuk mendoj se trajnerë si Skaloni tek Argjentina apo Solari në Madrid, do të mbijetojnë gjatë, – ishte fjala e “magjistarit” të topit, – duhet të kalosh disa etapa që të mund të drejtosh skuadra të mëdha”. Po Zidan, që nuk kaloi etapa? “Është ndryshe të mos kalosh etapat kur quhesh Zidan, sesa kur quhesh Skaloni e Solari”.

Maradona, ndërkaq, foli edhe për vete, dhe për planin për të shkuar në Mançester, për të mësuar nga Murinjos. Përse nga ai? “Sepse Murinjo është më i miri nga të gjithë, pa diskutim, – vazhdon Diego, – më i mirë se Guardiola. Flasim për “tiki takën”, por atë nuk e krijoi Guardiola, por Krujfi, Pep e ka më të lehtë të marrë lojtarët që dëshieron dhe të luajë futboll të madh”.

Sfidanti.al