Hakërrimi ndaj arbitrit Hil Mansano në ndeshjen me barcelonën i kushtoi shtrenjtë Diego kostës. Sulmuesi i Atletiko madrid u dënua nga Komisioni i disiplinës së Federatës Spanjolle të Futbollit me 8 ndeshje pezullim që do të thotë se ky sezon është i mbyllur për të. Dy janë motivet që shtynë qeverinë e futbollit në vendin iberik; fyerjet e rënda të futbollistit ndaj arbitrit dhe përpjekja e tij për të penguar Mansanon që të ndëshkojë shokët e tij të skuadrës me kartona të verdhë.
Atletiko kishte bërë ankesat e tij për të gjithë këtë histori, gjë që shtyr Federatën Spanjolle të Futbollit t’i kërkojë Hil Mansanos një raport të qartë për atë cfarë ndodhi në ndeshjen e së shtunës së kaluar, gjë që ai e bëri të mërkurën, ndërkohë që një ditë më pas u mor edhe vendimi për Diego Kostën për dënimin e tij me 8 ndeshje; 4 ndeshje për fyerje ndaj arbitrit dhe 4 për ve[rimin e tij të pengimit në dhënien e vendimeve në fushën e lojës të mansanos.
Klubi madrilen reagoi dhe vendosi që të apelojë vendimin për dënimin e diego Kostës me synimin për reduktimin e tij.
sfidanti.al