Cfarë është zog apo avion? Apo “holandezi fluturues”, Serhio Ramos

Vetëm pak ditë, pasi prishi ëndrrat e ëmbla të futbollistëve të Napolit në Ligën e Kampionëve, Serhio Ramos e bëri përsëri “këtë”, kësaj radhe me Betisin, në një kohë, kur askush tjetër nuk kishte përqendrimin, forcën e saktësinë e duhur për të shënuar golin e fitores dhe këtë punë e zgjidhi ai, duke e çuar rezultatin në  2-1. Në fakt, nuk ishte ajo situatë e “min. së 90-të”, ajo që i pëlqen më shumë stoperit të Realit të Madridit, por, sidoqoftë, ishte e ngjashme me të. Dhe e bëri këtë, ashtu sikurse e ben gjithnjë dhe e di mirë sesi bëhet, duke ardhur me shpejtësi nga fusha e vet dhe duke iu shmangur të gjithë “rojave të“sigurisë”, që të bëjë një kërcim të jashtëzakonshëm dhe ta dërgojë topin me kokë në rrjetë. Pasi shënoi golin, Ramosi me gishta gjestikuloi rënien e numrave të telefonit, sikur donte të thoshte se, nëse doni gol, vetëm bini numrit të telefonit te germa “R”, sidomos, në momentet më të rëndësishëm! Statistika zyrtare tregon se nga 23 golat e fundit që ka shënuar Ramosi, 19 ai i ka shënuar në situatat, kur Reali ka qenë në disavantazh ose ka pasur nevojë për gol që të fitonte.

Dhe, kështu, në momentin, kur nga tribunat e mbushura plot të “Santiago Bernabeut” po dëgjoheshin, gjithnje  më shumë, fërshëllimat e tifozëve në adresë të lojtarëve të vet, duke qenë se ata po hiqnin picirin, as më pak dhe as më shumë, por me Betisin modest, shfaqet Ramosi nga askundi dhe shënon  golin e tij të 10-të në këtë sezon ose të tetin me kokë në Primeren spanjolle.

sfidanti.al