Që kur ia dhanë atë bluzë, shumëkush thoshte se ishte i duhuri. Vetëm një si Ansu Fati mund të përballonte trysninë që krijon fanela e Lionel Mesit, që kërkonte një “pronar” dhe tek Barcelona ia dhanë atij. “Për mua, që të vesh këtë fanelë nuk është një presion, – thotë adoleshenti i sulmit, që u kthye nga dëmtimi duke shënuar në fitoren 3-0 të katalanasve ndaj Granadës, – gjithsesi, pavarësisht numrit 10 nuk kam asgjë të garantuar dhe duhet t’i meritoj minutat. Sa i përket sezonit, pavarësisht problemeve, ne jemi Barcelona dhe duhet të luftojmë për trofe, për Championsin dhe La Ligën”.
Sfidanti.al