A mund të besohet, 72 vjet më parë Reali shpëtoi nga rënia në javën e fundit!

Kur flasim për Madridin, kemi parasysh klubin rekordmen në Spanjë dhe në Europë, superfuqinë e futbollit botëror. Gjithsesi, jo gjithmonë ka qenë kështu, madje në një herë të vetme mund të kishte ndodhur ajo që cilësohet e pamendueshme, pra që ky Real i madh të binte nga kategoria. Deri më sot, nuk ka ngjarë kurrë, por 72 vjet më parë “zhgjëndrra” pothuajse u bë realitet dhe skuadra “merenges” shpëtoi vetëm në javën e fundit të La Ligës pas fitores 2-0 ndaj Oviedos me dy gola të shënur nga Pruden.

Në stol ishte trajneri anglez, Kiping (Keeping), por ai ishte vetëm trajneri i tretë i një sezoni katastrofë. Reali përfundoi në vend të 11-të nga 14 skuadra, me dy të fundit që zbritën. Madrilenët patën 21 pikë, po aq sa Sabadeli, ndërsa Sociedadi pati 19 dhe Gihoni 18. Një vit më vonë Reali doli në vend të tretë, vetëm 3 pikë pas Barcelonës, sërish me Kipingun në stol, ndërsa sot e kësaj dite mbetet i vetmi ekip, bashkë me Barcelonën dhe Atletikun e Bilbaos, që nuk ka rënë kurrë nga La Liga.

Sfidanti.al