Kur vendos kukulla seksi në stadium, merr edhe 80 000 euro gjobë!

Ndëshkimi financiar, në të vërtetë, ishte në monedhën e vendit, dhe jo në atë të Bashkimit Europian. Ndodhi në Korenë e Jugut, ku klubi i futbollit FC Seuli u ndëshkua me një gjobë që e përkthyer në euro arrinte në 80 000 “asosh”. Përse u vendos kjo gjobë? Në një shoqëri tepër tradicionaliste si Koreja e Jugut, që deri 24 vjet më parë ishte ende nën diktaturë ushtarake, ka disa vlera tradicionale që cilësohen si të paprekshme, dhe të tilla janë ato që kanë të bëjnë me atë që quhet “nder”. Klubi i Seulit kishte vendosur rreth 20 kukulla që u cilësuan si tepër seksi nga publiku dhe autoritetet, ndërsa ndonjëra prej tyre, që ishte femër, kishte “kokrra” të gjoksit tepër të dukshme nën bluzë. “Jemi thellësisht të penduar dhe të mërzitur që shkaktuam shqetësim të madh tek tifozët”, – shkruhej në deklaratën ku klubi kërkonte falje.

Sfidanti.al