Futbollistë të Premier League kanë dalë hapur kundër rifillimit të kampionatit dhe një prej tyre është edhe kapiteni i Watfordit, Troy Deeney. Së fundmi skuadrat e kampionati anglez kanë rifilluar stërvitjet në grupe të vegjël, por 31 vjecari Deenay ka refuzuar të bëjë këtë.
‘Mjafton një person që të infektoj të gjithë grupin-tha Troy Deenay-djali im 5 muajsh ka vështirësi në frymëmarrje dhe nuk dua ta vë në rrezik jetën e tij’.
Deenay i kishte shprehur edhe më parë dyshimet e tij për rifillimin e kampionatit edhe në takimin mes drejtuesve të Ligës me kapitenët e skuadrave duke nënvizuar edhe sesi lojtarët me ngjyrë dhe aziatikë me statistika janë më të ekspozuar se të tjerët kundrejt sëmundjes.
Sfidanti.al