Mungesa e Runit nga minuta e parë nënkupton që shiriti i kapitenit këtë herë do të jetë në krah të Henderson. Anglia u gjymtua më herët nga sulmuesi Kejn që ende nuk është në formën optimale pas dëmtimit.
“Si Runi ashtu dhe Bertrand po marrin trajtim nga stafi mjekësor për disa probleme këtë të hënë dhe do të shikojmë sesi do të jetë gjendja e tyre. Nuk e di nëse do të luajnë por kam shumë dyshime pasi ata nuk u stërvitën. Sidoqoftë në këtë ndeshje nuk do ta nis me Runi në formacion dhe do të zgjedhim se çfarë rruge do të ndjekim për Spanjën”, tha trajneri i Anglisë.
“Henderson do të jetë kapiteni ynë në Wembley. Kemi disa lider në skuadër dhe Jordan është një prej tyre që ka treguar përgjegjshmëri sa herë ka marrë rol të madh”, tha Gareth Southgate. Spanja është ndeshja e fundit nga 4 të tilla që Federata i la në dorë trajnerit aktual. Ai me shumë gjasa mund të rikonfirmohet në stol