Kur llogaritë ndërthuren me futbollin, Mancester Siti ka lojtarët me vlerën më të lartë.

Financat dhe futbolli janë një binom që nuk do të ndahet kurrë. tashmë cdo gjë lidhet me të ardhurat apo vlerat financiare të klubeve apo lojtarëve. Merkatoja e transferimeve është një element shumë i rëndësishëm në futbollin modern duke qenë se ka të bëjë me lëvizjen e futbollistëve dhe jo pak herë ndikon edhe në caktimin e vlerës së tyre që ndonjëherë e tejkalojnë vlerën reale. Për këtë arsye portali Transfermarkt herë pas here publikon klasifikime të ndryshme sic është ai për skuadrën më të vlefshme që bazohet në vlerën reale të merkatos së lojtarëve që kanë në përbërje.

Në këtë pikë, në krye të klasifikimit është skuadra kampione e Anglisë, Mancester Siti me një vlerë prej 1.26 miliardë Euro duke lënë pas Realin e Madridit me 1.23 miliardë Euro me skuadrën merenges që këtë vit vendosi një rekord të ri përsa i përket lëvizjeve të kryera në merkaton e transferimeve. Podiumin e këtij klasifikimi të vecantë e plotëson Barcelona, futbollistët e së cilës kapin një vlerë prej 1.11 miliardë Euro e ndjekur nga Liverpuli në vendin e katërt me 1.09 miliardë Euro

Renditja e skuadrave me futbollistët me më shumë vlerë në merkaton e transferimeve vijon me Totenhamin, Atletiko Madrid, Paris Sën Zhermen, Juventusin, Celsin, Mancester Junajtid e Bajerni i Mynihut.

sfidanti.al