Kur ligjin e ben interneti; Ronaldo futbollisti me i kerkuar

Futbolli ka qene gjithnje nje fenomen boteror, por me internetin e rrjetet sociale ky fakt po theksohet gjithnje e me shume. Kjo vertetohet nga studimi qe eshte bere per futbollistet me te kerkuar ne internet nga italianet dhe triumfuesi i madh eshte pikerisht Kristiano Ronaldo.

Ne vendin e dyte ne kete pike eshte braziliani Nejmar ndersa vendi i trete mbahet nga argjentinasi Dibala. Ajo qe te ben pershtypje eshte se ylli i Barcelones e Argjentines, Lionel Mesi jo vetem qe eshte jashte ketij podiumi te veçante, por eshte disi larg prej tij me 30 vjeçarin qe renditet me vendin e 7, pas Dani Alveshit, Serhio Ramos dhe Aleks Sandrosit.

Sfidanti.al