Ku është zhdukur Robert Levandovski?

Barcelona ka nevojë për golat e tij që të vulosë fitoren e La Ligës. Kështu shkruan “Marka” e Madridit, dhe ka të drejtë. Robert Levandovski mund të jetë ende në krye të renditjes së Këpucës së Artë të kampionatit spanjoll, por po “agjëron” për disa kohë dhe po shënon pak. Edhe ndaj Gironës u duk i shkëputur nga pjesa tjetër e ekipit, ndonëse nga këmbët e tij lindën dy rastet më të mira të ndeshjes. Ksavi padyshim që është i shqetësuar, por trajneri e pret me besim sepse e di se një Levandovski mund të shpërthejë në çdo moment.

Sfidanti.al