Kroacia është nënkampione aktuale e botës, por, megjithatë, ajo nuk ka një stadium kombëtar normal. Stadiumi “Maksimir”, ku përfaqësuesja kroate i luan zakonisht ndeshjet e saj në vend, ndodhet në një gjendje shumë të keqe, madje përbën edhe rrezik për tifozët.
Në gjendjen më të keqe ndodhen shtyllat që mbajnë stadiumin dhe që janë plasaritur. Në një gjendje të dëshpëruar është sidomos tribuna perëndimore e stadiumit që ka rrezik të bjerë! Por, megjithë këtë gjendje të mjeruar të stadiumit në fjalë, UEFA e lejon Dinamon e Zagrebit që t’i zhvillojë në të ndeshjet që janë nën “ombrellën” e “shtëpisë” evropiane të futbollit, në këtë stadium.
Sfidanti.al