Kroacia është nënkampione aktuale e botës, por, megjithatë, ajo nuk ka një stadium kombëtar normal. Stadiumi “Maksimir”, ku përfaqësuesja kroate i luan zakonisht ndeshjet e saj në vend, ndodhet në një gjendje shumë të keqe, madje përbën edhe rrezik për tifozët. Në gjendjen më të keqe ndodhen shtyllat që mbajnë stadiumin dhe që janë plasaritur.