Në vitet e fundit paraqitjet në Premier League të Arsenalit kanë qenë shpesh për t’u harruar, por këtë sezon skuadra londineze i ka përkeqësuar gjërat. Zakonisht londinezët arrijnë t’i harrojnë fatkeqësitë e kampionatit falë kupave, por këtë herë kjo nuk ndodh, kjo edhe për shkak të gabimit të një islandezi që po e paguan shtrenjtë dhe bëhet fjalë për portierin Runarsson
Ky i fundit përfundoi në shënjestrën e sulmeve për një gafë të tij që i dha mundësinë Manchester City të rimarrë avantazhin kundrejt Arsenalit, pasi ky i fundit kishte barazuar me Lacazette golin e Gabriel Jesus. Runarsson gjykoi gabim një goditje dënimi të Mahrez gjuajtja e të cilit përfundoi në rrjetën e tij pas një tentative për ta grushtuar topin krejtësisht për t’u harruar. Pas këtij goli, skuadra e Guardiolës e pati të lehtë dhe e fitoi këtë ndeshje 4-1.
Kritikat nuk munguan sidomos në rrjetet sociale ku tifozët londinezë nuk ia kursyen fyerjet portierit i cili sipas Sportbible u detyrua të mbyllë profilin e tij në Twitter për shkak të dhunës verbale që pësoi.
Sfidanti.al