Kounde në “radarin” e Chelseat

Chelsea po rikthen në tryezë një objektiv të vjetër për afatin kalimtar të verës, duke synuar transferimin e mbrojtësit francez Jules Kounde, i cili aktualisht është pjesë e Barcelonës.

Interesimi i klubit londinez për Kounde nuk është i ri, pasi daton që nga viti 2021, kur “Blutë” tentuan ta transferonin nga Sevilla, përpara se ai të përfundonte në “Camp Nou” për rreth 50 milionë euro. Drejtuesit e Chelseat e shohin mbrojtësin francez si një përforcim kyç për repartin defensiv, në kuadër të ambicies për të rritur nivelin konkurrues të skuadrës.

sfidanti.al