Futbollistët e Kosta Rikës arritën që të dalin në Kupën e Botës Rusi 2018, pasi barazuan 1-1, në fushën e vet, me Hondurasin. Heroi i kësaj ndeshjeje ishte Kendal Uoston, duke qenë se golin e barazimit ai ë shënoi në min. e 95-të (90 + 5), ndërkohë që, më parë, për Hondurasin kishte shënuar Edi Hernandez në min. e 66-të.
Kështu, Kosta Rika bëhet ekipi i dytë mbas Meksikës në zonën KONKAKAF që siguron kualifikimin për në Botëror.
Në krye të kësaj zone, mbas nëntë raundeve, ndodhet Meksika me 21 pikë, e pasuar nga Kosta Rika – 16, SHBA – 12, Panama e Honduras – 10, ndërsa në fund ndodhet Trinidad e Tobago me 2 pikë. Pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në Botëror sjelle edhe vendi i 3-të, ndërkohë që ekipi që do të zejë vendin e 4-t, do të luajë ndeshje paly off me fituesen e çiftit Australi – Siri. Në raundin e fundit të 10-të, do të luajnë Honduras-Meksika, Panama-Kosta Rika dhe Trinidad e Tobago-SHBA.
Sfidanti.al