‘Times’ paralajmëroi fitoren e betejës ligjore të Antonio Kontes ndaj Celsit dhe ja ku erdhi edhe konfirmimi. Klubi londinez që verën e kalur shkarkoi trajnerin italian nga detyra përpara mbylljes së kontratës së tij është i detyruar t’i paguajë atij 11.3 milionë Euro në formën e dëmshpërblimit.
Konte dhe drejtuesit e Bluve të Londrës në 2017 firmosën kontratën e rinovimit ku ishte e përfshirë një klauzolë që parashikonte penalitete të forta në rast se klubi mbyllte kontratën përpara kohe me trajnerit. Pikërisht kjo ndodhi, Celsi shkarkoi Konten, sipas tij për shkaqet e duhura, por italiani iu drejtua Gjykatës duke fituar edhe të drejtën.
Antonio Konte drejtoi Celsin për dy sezone duke fituar titullin në Premier League në 2016/17 dhe Kupën e Anglisë në 2018.
Gjatë kësaj periudhe, Konte arriti të krijojë një raport fantastik me tifozët e Celsit, por jo me drejtuesit e tij.
sfidanti.al