Fabio Koentrao bën një lëvizje që i befason të gjithë te skuadra greke e PAOK teksa anulon transferimin e tij. Mbrojtësi portugez udhëtoi drejt Selanikut në fundjavë për të mbyllur marrëveshjen me klubin kampion të Greqisë dhe për të firmosur një kontratë 2 vjecare.
Në takimin e zhvilluar me drejtuesit e klubit, gjithcka ishte e mbyllur dhe duhej vetëm që futbollisti të kryente vizitat mjekësore si dhe të konsultohej me familjen e tij për këtë ndryshim. Ishte pikërisht kjo e fundit që sipas të përditshmes ‘O Jogo’ bëri që Koentrao të ndërrojë mendim në castet e fundit dhe të anulojë akordin e transferimit të tij në kampionatin grek të futbollit.
Tani ish mbrojtësi i Benfikës dhe Realit të Madridit është pa skuadër dhe në pritje të një projekti tjetër që mund ta joshë më shumë.
sfidanti.al