Kasper Shmajkel, heroi i pafat; I ati Peter, mesazh kurajoje

Kasper Shmajkel ishte protagonisti i madh i Danimarkes. Portieri i leister priti 3 penallti ne sfiden me Danimarken, 1 ne minuten e 116 dhe 2 ne serine e gjuajtjes se 11 metershave. Por pavaresisht kesaj Danimarka e tij nuk u kualifikua per ne 1/8 e finaleve. Ishte Kroacia ajo qe kaloi dhe heroi i saj ishte pikerisht portieri Subasic.

Peter Shmajkel e ndoqi te birin nga tribuna dhe perjetoi emocione shume te forta, por te nesermen ai vendosi t’i jape nje mesazh inkurajimi djalit te tij.

‘Jam pa fjale. Nuk mund te jem me krenar se kaq per vendin tim, per tim bir dhe shoket e tij te skuadres e per stafin teknik. Kur lotet te thahen do te kuptojme punen e mire qe kemi bere-shkruante Peter Shmajkel ne profilin e tij ne rrjetin social Twitter.

Sfidanti.al