Karton i kuq i pabesueshëm për Munoz në Peru

Ajo që ndodhi gjatë ndeshjes ndërmjet Cantorcillo FC dhe Atletico Awajun, një ndeshje e Kupës së Perusë, ishte e bujshme. Sebastian Munoz u përjashtua me karton të kuq pasi urinoi në fushë. Futbollisti nuk po arrinte ta besonte vendimin e arbitrit për ta nxjerrë jashtë lojës. Në minutën e 71′, ndërsa ndeshja u ndërpre përkohësisht për të lejuar stafin mjekësor të trajtonte Lucho Ruiz, portierin e Cantorcillo, ndodhi episodi surreal që çoi në përjashtimin e menjëhershëm të Munoz. Ndërsa po priste për të kryer një goditje nga këndi, numri 10 i Atletico Awajun urinoi pranë flamurit të këndit. Episodi nuk kaloi pa u vënë re nga disa lojtarë kundërshtarë, të cilët njoftuan menjëherë arbitrin. Ai, pasi e kapi Munoz në flagrancë, nuk i mbeti gjë tjetër veçse t’i tregonte kartonin e kuq.

sfidanti.al