Mesfushori Lennart Karl ka shprehur dëshirë që në të ardhmen e afërt të luajë për Real Madridin.
Karl po vlerësohet tej mase në Gjermani, ndërsa e ka fituar vendin e titullarit te Bayern Munich pavarësisht moshës vetëm 17-vjeçare.
“FC Bayern është klub shumë i madh. Është ëndërr që luaj këtu, por në një pikë të karrierës, definitivisht dua të shkoj te Real Madridi.
Ky është klubi im i ëndrrave, por kjo qëndron mes nesh. Sigurisht, Bayerni është diçka shumë e veçantë dhe kalojmë shumë mirë”, deklaroi ai.
Karl ka kontratë edhe për dy vite me Bayernin, më saktësisht deri në vitin 2028.
Këtë edicion, ai ka zhvilluar 22 paraqitje për të kontribuar me gjashtë gola e dy asistime.
Ndërkohë, Karl pëlqehet shumë edhe në Angli, nga klubet e mëdha si Manchester City, Liverpool e Arsenal.

