Kapiteni i Feyenoord i thotë “po” Juves për në verë

Juventus do të bëjë ndërhyrje në merkaton e verës, kryesisht në mbrojtje. Mbrojtësi i Feyenoord, David Hancko tashmë ka dhënë miratimin e tij për një transferim te bardhezinjtë për shifrën e 22-25 milionë eurove. Një goditje e planifikuar prej kohësh, pasi që në janar ka patur tratativa me klubin holandez. Gjithsesi një tjetër mbrojtës po fiton terren te Juventusi në saj të grintës që ka shfaqur në ndeshjet e tij të para. Bëhet fjalë për Renato Veiga, i cili ka ardhur në formë huazimi nga Chelsea dhe që po bën mjaft mirë deri më tani. Bardhezinjtë do tentojnë afrimin e tij nga Blutë e Londrës, por nuk do të jetë e thjeshtë. Hancko mbetet zgjedhja e parë në mbrojtje në sajë të performancave shumë të mira, por dhe Veiga do të shihet si një zgjedhje shumë e mirë për të ardhmen.

sfidanti.al