Kalendarët e rinj futbollistikë, UEFA merr propozime

UEFA po merr në konsideratë një plan për një ndryshim të kalendareve të sezoneve futbollistikë deri në Botërorin 2022. Kompania ‘Hypercube’, partnere e qeverisë së futbollit evropian ka përpiluar një kalendar të ri futbollistik që do të mbyllë rrugëtimin në gusht të vitit 2023, për t’u kthyer më pas në kalendarin klasik të sezonit sportive.

Sipas këtij plani, sezoni 2020/21 do të nisë në fund të muajit dhjetor dhe do të mbyllej në nëntor të 2021 dhe në mes do të kishte 1 muaj pushim për kampionatin evropian të futbollit. Sezoni 2021/22 do të niste në mesin e muajit dhjetor 2021 deri në 1 nëntor të 2022, 20 ditë përpara fillimit të Botërorit të Katarit, turne që do të përfunidojë në 18 dhjetor. Ndërsa sezoni 2023 do të zhvillohej në periudhën janar-korrik të këtij viti, ndërsa 2023/24 do të niste nga mesi i muajit gusht.

Piter Nieuëenhuis, Drejtori I Hypercube bëri shpjegimin e tij për tabloidin britanik ‘The Sun’

‘Kjo ëshyë mënyra më e mirë për të vendosur kompeticionet në fushat e lojës duke iu  hequr presionin klubeve dhe federatave-tha Nieuëenhuis-plani ynë është i realizueshëm edhe në aspektin finaciar dhe ky plan disa vjecare do të evitojë shumë falimentime. Kemi përllogaritur gjithcka, kërkohet një financim prej rreth 7 miliardë Paund në të gjithë Evropën’.

Sfidanti.al