Kaka i thotë lamtumirën futbollit: Jam gati për udhëtimin tjetër.

Rrjetet sociale janë kthyer në mjetin ideal për sportistë të ndryshëm për të bërë të ditur vendime që kanë të bëjnë me karrierën e tyre. Rikardo Kaka është një prej atyre që I kanë shfrytësuar ato për të bërë të ditur tërheqjen përfundimtare nga futbolli

‘Jam gati për udhëtimin tim të ardhshëm-shkruante Kaka në postimin e tij duke lënë të kuptohet se shumë shpejt do të nisë karrierën në rol drejtues ku u fol shumë për një rikthim të tij te Milani, një diskuitim që ishte krejtësisht i parakohshëm.

Më pas Kaka’ u shfaq në televizionin Globo ku konfirmoi gjithcka në një intervistë.

‘Jam i ndërgjegjshëm se ka ardhur momentit që të mbyll karrierën si futbollist profesionist-tha Kaka-tdo të nis përgatitjet për të ushtruar një tjetër profesion’.

Kaka u formua sifutbollist tek skuadra e Sao Paulos me të cilin debutoi në vitin 2001. Në 2003 kaloi tek skuadra e Milanit,për ta lënë në 2009 kur u transferua te Reali I madridit ku qëndroi deri në vitin 2013. U kthye për një sezon te Milani e më pas shkoi sërish te Sao Paulo. Në vitin 2015 kaloi te MLS te Orlando City ku qëndroi për 2 sezone. Me përfaqësuesen braziliane,Kaka luajti titullar në 95 ndeshje duke shënuar në 31 gola.

Sfidanti.al

Sfidanti.al